Lidhje

Lufthansa kërkon ndaljen e grevës


Linja ajrore gjermane Lufthansa i ka kërkuar gjykatës të ndalë një grevë të pilotëve të saj që ka shkaktuar anullimin e mijëra fluturimeve në Evropë dhe në gjithë botën.

Greva filloi sot lidhur me një mosmarrëveshje për sigurinë e punës. Një zëdhënëse e Lufthansës përmendi dëmin ndaj pasagjerëve dhe e cilësoi grevën të ekzagjeruar. Çështja diskutohet sot në një gjykatë të Frankfurtit. Lufthansa thotë se pasagjerët brenda vendit po dërgohen në udhëtime të linjave të tjera ajrore. Ndërkohë në Francë, kontrollorët e trafikut ajror pritet të hyjnë në grevë nesër. Pesë sindikata franceze kanë bërë thirrje për një grevë katërditore lidhur me planet për integrimin e kontrollit ajror evropian. Punonjësit evropianë kanë shprehur shqetësimin se ky konsolidim do të sjellë si rezultat shkurtim vendesh pune dhe sigurimesh.

XS
SM
MD
LG