Lidhje

Rifillojnë përmbytjet në zonën e Nënshkodrës


Zona e Nënshkodrës rrezikohet përsëri nga përmbytjet, për shkak të rreshjeve të shumta, që vazhdojnë të bien si dhe shkarkimeve të detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin. Rreth 750 hektarë toke janë përmbytur gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Anës së Malit, ndërkohë që është bllokuar nga ujrat edhe rruga automobilistike që shkon drejt fshatit Obot, fshati i cili gjatë përmbytjeve të janarit u shndërrua në një ishull për më shumë se tre javë. Autoritetet e emergjencave civile po monitorojnë situatën, ndërkohë që nuk kanë përjashtuar mundësine e evakuimit të popullatës nga zonat e rrezikuara. Korrsepondenti i Zërit te Amerikës, Pëllumb Sulo njofton nga Shkodra.

XS
SM
MD
LG