Lidhje

Zona e Nënshkodrës rrezikohet përsëri nga përmbytjet


Zona e Nënshkodrës rrezikohet përsëri nga përmbytjet, për shkak të reshjeve te shumta si dhe shkarkimeve të detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin. Rreth 750 hektarë tokë janë përmbytur gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Anës së Malit, ndërkohë që është bllokuar nga ujrat edhe rruga automobilistike që shkon drejt Obotit, fshat i cili gjatë përmbytjeve të janarit u shndërrua në një ishull për më shumë se tre javë. Autoritetet e emergjencave civile po monitorojnë situatën ndërkohë që nuk kanë përjashtuar mundësinë e evakuimit të popullatës nga zonat e rrezikuara.

XS
SM
MD
LG