Lidhje

Shpërthimi vret 8 persona në Afganistanin jugor



Policia afgane tha se një shpërthim vrau tetë persona dhe plagosi 16 të tjerë në provincën e Helmandit, ku forcat afgane dhe të Natos po kryejnë një ofensivë madhore kundër militantëve talebanë.

Policia tha se bomba shpërtheu para një ndërtese qeveritare sot në Lashkar Gah, kryeqyteti i provincës.

Në qytetin Marxha, zyrtarët amerikanë të ushtrisë po njoftojnë për përparim të ngadalshëm por të qëndrueshëm në operacionin që ka si objektiv luftëtarët talebanë.

Nato-ja thotë se siguria e fituar po errësohet nga vdekjet e civilëve të shkaktuara nga një sulm ajror i aleancës në një provincë aty pranë.

Sot, gjenerali amerikan Stanley McChrystal i kërkoi falje drejtpërdrejtë popullit afgan për sulmin në Uruzgan, që qeveria afgane thotë se vrau 27 civilë.

Në një video të vendosur në faqen e internetit të aleancës së Natos dhe përkthyer në gjuhët pashtu dhe dari, McChrystal premton të rifitojë besimin e popullit afgan.

XS
SM
MD
LG