Lidhje

Filmat 3-D dëmtojnë sytë. Kanceri i gjirit, më vdekjeprurës në vendet në zhvillim


Filmat 3-D dëmtojnë sytë

Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.

Filmat me pamje 3-Dimensionalë (3-D), si filmi Avatar, i bëjnë shikuesit të mahniten. Kjo dramë epike e zhanrit fanta-shkencë, i dha çmimin Globi i Artë drejtorit dhe regjisorit, James Cameron.

Ata që e kanë parë thonë se filmi Avatar krijon 3 efekte njëherësh edhe tek shikuesi, i cili tërhiqet, shtanget, argëtohet. Por një studim i kryer nga ekspertë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley tregon se filmat 3-D mund të shkaktojnë lodhjen e syve. Normalisht, kur një person sheh gjërat pranë, sytë shtyhen përpara, dhe anasjelltas, sytë tërhiqen brenda kur personi përpiqet të shohë gjërat larg.

Martin Banks, profesor i optometrisë në universitetin e Kalifornisë në Berkeley, thotë se 3-Dimensionaliteti i figurës e prish këtë rutinë veprimi, sepse ato kur shohin 3-D, sytë fokusohen njëkohësisht në pamjet larg dhe afër. Dhe kjo shkakton tendosje të syve, që pasohet me dhimbje koke e shikim të paqartë.

Profesor Banks i tha Zërit të Amerikës se, ia ka parashtruar këto probleme prodhuesve të filmave në Hollivud dhe ata janë treguar të hapur dhe të gatshëm për të bërë çështë e mundur që në të ardhmen të përdorin efekte pamore që ndikojnë në pakësimin e lodhjes së syve.

Por ekspertët thotë se ndryshimet vetëm mund t’a minimizojnë problemin, dhe jo t'a eleminojnë atë. 3-Dimensionaliteti në filma tashmë është i pranishëm, ndërsa gjatë 5 vjetëve të ardhshëm parashikohet një shtim i dukshëm i përdorimit të efekteve të tilla edhe në televizion.

Kanceri i gjirit, më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi.

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zhvillojnë gara sportive e fushata për grumbullimin e fondeve për kërkime shkencore në fushën e kancerit të gjirit. Në fushata të tilla marrin pjesë personalitete të njohura, përfshi. edhe gra me kancer në gji, të cilat guxojnë të flasin hapur rreth sëmundjes së tyre, si veproi Betty Ford më 1972 dhe Nancy Reagan 10 vjet më vonë.

Profesorja e Harvardit, Felicia Knaul thotë se deri kohët e fundit, ekzistonte mendimi i gabuar se kanceri i gjirit prekte vetëm grate e pasura dhe ato në vendet e zhvilluara. Por të dhënat flasin se më shumë se 50% e 450 mijë grave që vdiqën nga kanceri i gjirit vitin e kaluar ishin nga vendet në zhvillim. Kjo shifër tregon se nëse një grua në një nga vendet në zhvillim preket nga kanceri në gji, ajo ka më shumë gjasa të vdesi nga kjo sëmundje sesa një grua tjetër me kancer në gji në një vend të zhvilluar.

Profesoresha Knaul kryeson një program në Universitetin e Harvardit i cili synon të gjejë një mënyrë për të siguruar kujdes mjekësor për personat e prekur nga kanceri, përfshirë edhe grate me kancer në gji, që jetojnë në vendet në zhvillim.

Edhe Dr Elmer Huerta në qëndrën spitalore në Washington thotë se kjo pjesë e problemit me kancerin e gjirit është sëmundje në vetëvete.

Dr Huerta ka shumë paciente që kanë emigruar nga vendet në zhvillim dhe thotë se e njeh pak-a-shumë realitetin dhe kulturën e botës nga ato vijnë. Sipas tij, shumë qëndra mjekësore në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk kanë aparate mamografie, ndërsa mes populates ekziston një mungesë e përgjithshme e njohurive në lidhje me sëmundjen.

Ekonomia është pengesa më e madhe për kujdes mjekësor për pacientët me kancer në vendet në zhvillim. Ekspertët thonë se një nga arsyet është se në shumë nga këto vende ekziston kultura e pagesës me para në dorë. Pra nëse një pacient/paciente ka nevojë për të kryer një biopsi, mamografi a radiografi, ai/ajo duhet të shkojnë në klinikë me para në dorë, gati për të paguar. E njëjta gjë ndodh edhe për kryerjen e shumë analizave të tjera, dhe kush nuk është në gjendje të paguajë aty-për-aty, nuk i bën analizat po atë ditë, duke vonuar kështu procesin e diagnostikimit të kancerit në fazë të herëshme. Në rastin e kancerit të gjirit, kjo vonesë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Pengesat për mos-diagnostikim janë të ndryshme nga vendi në vend. Për shembull, në disa vende në zhvillim, sëmundja e kancerit shihet me besëtytëni; askush nuk duhet të flasë rreth saj, sepse mund të shfaqet. Ekspertë nga universiteti i Harvardit janë duke punuar tani me zyrtarë dhe ekspertë të shëndetësisë në shumë pjesë të botës për të identifikuar dhe eleminuar këto pengesa në mënyrë që gratë në këto vende të skanohen dhe të diagnostikohen në fazat e hershme kur kanceri i gjirit mund të trajtohen me sukses.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG