Lidhje

Policia kroate arreston një shqiptar me urdhër-arresti serb


Policia kroate thotë se ka arrestuar një ish luftëtar shiqptar nga Kosova nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve serbë. Policia thotë se ndaloi Sinan Morinën në bazë të një urdhër arresti nga Serbia. Ai po mbahet në një burg të Dubrovnikut në pritje të ekstradimit të mundëshëm për në Serbi. Autoritetet serbe e akuzojnë zotin Morina për krime kundër serbëve në Rahovec të Kosovës gjatë luftimeve mes shqiptarëve dhe forcave serbe në vitin 1998. Zoti Morina i hedh poshtë akuzat. //kh//

XS
SM
MD
LG