Lidhje

Itali: Rrjedhje nafte, autoritetet dyshojnë për sabotazh


Autoritetet italiane thonë se një rrjedhje e madhe nafte në Italinë veriore ka ndotur një përrua të vogël dhe ka hyrë në lumin më të madh të vendit Po.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri të ditur se 600 mijë litra naftë vërshuan në përrua sot në mëngjes dhe përpjekjet për të mbyllur rrjedhjen deri tani kanë dështuar. Ambientalistët paralajmërojnë për një katastrofë të mundshme ekologjike.

Autoritetet në Milano thonë se shkaku i rrjedhjes ka të ngjarë të jetë sabotazh dhe ka ndodhur në një ish rafineri në veri të qytetit Monza.

Authoritetet thonë se me sa duket rrjedhja e naftës ndodhi pasi dikush hyri në rafinerinë e mbyllur dhe hapi valvulat e rafinerisë. Policia ka filluar hetimet.

Authoritetet rajonale thanë se rrjedhja nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për ujin e pijshëm në rajon. Zyrtarët thanë se do t’i kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të siguruar fonde pastrimi. (ze)

XS
SM
MD
LG