Lidhje

Janukoviç bën sot betimin si president i Ukrainës



Udhëheqësi i opozitës Viktor Janukoviç bën betimin sot si presidenti i ri i Ukrainës.

11 krerë shtetesh dhe 15 ministra të jashtëm do të marrin pjesë në inagurim. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jim Jones do të kryesojë delegacionin amerikan.

Kryeministra ukrainase Julia Timoshenko e cila i humbi zgjedhjet me rezultat të ngushtë, akuzoi zoti Janukoviç për manipunime dhe për planifikimin e asaj që e quajti një diktat anti-ukrainas.

Ajo po refuzon të bashkëpunojë me zotin Janukoviç dhe premtoi të krijojë një koalicion parlamentar për të bllokuar çdo propozim që ai synon të miratojë.

Ajo tha gjithashtu se dyshon se zoti Janukoviç ka mbështejte të mjaftueshme për ta detyruar të largohet nga posti me një votë mosbesimi në parlament.

Partia e Rajoneve e zotit Janukoviç tha se këmbëngulja kundërshtuese e kryeministres minon besimin në procesin elektoral të vendit.

XS
SM
MD
LG