Lidhje

Një metodë e re për kurimin e aritmisë


Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe. Ky është një lajm i mirë për personat që mund të jenë në gjendje të rëndë.

Pacientët që kanë një ritëm jo normal të zemrës, që njihet me termin shkencor fibrilacion atrial, e përshkruajnë gjendjen e tyre ashtu sikurse Robin Dabrant.

"Zemra më rreh me shpejtësi, më duket sikur më zihet fryma. Zakonisht kjo zgjat vetëm për dy-tre sekonda, por me kalimin e moshës, gjendja më rëndohej vazhdimisht."

Fibrilacioni atrial mund të çojë në hemorragji cerebrale, ose infarkt. Pacienti Ray Caspillo thotë se i duket sikur po e del zemra nga vendi.

"Më duket sikur po mbytem dhe më merret fryma keq."

Mjekët mund ta trajtojnë këtë gjendje duke e rrethuar zemrën me një kateter. Kjo procedure është e shkurtër dhe koha për të marrë veten është minimale. Doktor David Wilber është duke e kryer këtë procedure në Qendrën Mjekësore të Universitetit Lojola të Ilinoit.

"Energjia nxeh lëkurën dhe e shkatërron muskulin e vogël ku ndodhet kateteri. Kjo procedure quhet ablatim me kateter, sepse ajo djeg një pjesë të muskulit të zemrës."

Këto impulse elektrike tregojnë ritmin e çrregullt, të njohur si aritmi, rreth venave pulmonare, venat që dalin nga mushkëritë dhe çojnë gjakun në zemër. Synimi është të shkatërrohet muskuli rreth venave pulmonare, në mënyrë që të parandalohet transmetimi i impulsive elektrike tek pjesa tjetër e zemrës.

Doktor Wilber dhe shkencëtarë të tjerë studjuan mbi 150 pacientë me fibrilacion atrial. Rreth 100 pacientë ju nënshtruan metodës së kateterit. Të tjerët u trajtuan me ilaçe.

"60-70 për qind e pacientëve të trajtuar me prerjen e kateterit nuk patën ndonjë episod të ngjashëm pas trajtimit. Por tek rreth 30 për qind e tyre ai u përsërit. Ndërsa pacientët e trajtuar me terapinë e ilaçeve paten në 80 deri në 90 për qind të rasteve gjendje aritmie, gjatë kësaj periudhe kohe."

Ray Caspillo thotë se tani që i është nënshttuar kësaj procedure, ai tani mund të ecë sa të dojë dhe pa u lodhur. Robin Drabant thotë se ky ishte vendimi më i mire që ka marrë në jetë.

Uroj ta kisha bërë këtë vite më pare, sepse tani më është përmirësuar shumë cilësia e jetës. Dr. Wilber thotë se prerja e kateterit nuk është trajtimi më i mire që mund t’I bëhet fibrilacionit atrial. Ai e sugjeron këtë procedure kur nuk ka rezultat terapia me ilaçe. Ky raport u publikua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. //ad//

XS
SM
MD
LG