Lidhje

Dieta para historike frymëzon një prirje të re për shëndetin


Zonja e parë Mishel Obama po nis të drejtojë një program të ri për të luftuar obesitetin tek fëmijët, një problem ky prek 15% të fëmijëve amerikanë. Në nivele epidemike në Amerikë, obesiteti ndikon në sëmundjet e zemrës, azmën, dhe kancerin. Ekspertë të shëndetit rekomandojnë më shumë aktivitete fizike dhe dietë më të mirë. Kjo gjë po bën që shumë amerikanë të kthehen mbrapsht tek ushqimet bazë. Disa madje po rikthehen te zakonet e të ngrënit që kishin paraardhësit tanë prehistorikë.

Robert Kiling thotë se nuk është ndjerë ndonjëherë më mirë se sot në jetën e tij.

"Kjo do të tingëllojë si klishe por unë nuk sëmurem kurrë më tani.”

Avokati 35 vjeçar thotë se ky shëndet i mirë është pasojë e dietës dhe ushtrimeve që ai ndjek. Keeling shkon në palestër çdo ditë në një klasë ushtrimesh fizike me intensitet të lartë që drejtohet nga Melody Feldman dhe John Main.

Kjo është një nga 1200 palestrat që janë përhapur sot në të gjithë Amerikën. Përveç ushtrimeve të forta fizike, këto palestra promovojnë edhe regjim ushqimor sipas një diete të quajtur Paleo. Kjo dietë bazohet në hamendësimin e ushqimit që mendohet se përdorej para 10,000 vjetësh në periudhën paleolitike para se të dilnin drithrat dhe të zbuteshin kafshët.

"Është shumë e thjeshtë. Thjesht përdor ushqime jo të proçesuara: mish pa dhjam, arra, fruta dhe perime, jo sheqer, jo brumra, jo djathra, apo drithra. Pikërisht siç thotë Melodi, të mos hash ushqime të përpunuara por vetëm natyrale.”

I uritur pas seancës në palestër Kiling shkon në shtëpi ku e pret ushqim i dietës paleo- karkaleca të skuqur me brokoli dhe kërpudha. Ai thotë se ka dy vjet që zbaton dietën dhe kurrë nuk i vete mëndja për pica apo pasta, dhe si rezultat ai ndjehet i shëndetshëm dhe fle më mirë.

"Nuk i dua më ato ushqime pasi sa herë i kam provuar trupi dhe mendja ka reaguar keq.”

Artemis Simopolos është autore e librit Dieta Omega nga ku është marrë edhe dieta Paleo.

"Unë mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë nga një pikpamje evolutive, se si ishim më parë, dhe të përpiqemi të modifikojmë mjedisin me aspektet evolucionare të dietës. Sepse gjenet tona janë të programuara të ndryshojnë në varësi të dietës që ndjekim.” //ad//

XS
SM
MD
LG