Lidhje

Zyrtarët: Derdhja e naftës në Lumin Po do të pastrohet


Shefi i operacioneve të shpërtimit ndaj katastrofave në Itali, Guido Bertolaso tha se pjesa më e madhe e naftës së derdhur që kërcënon rajonin më të madh bujqësor përgjatë lumit Po do të pastrohet sot.

Zoti Bertolaso tha se beson se pjesa më e madhe e naftës do të mblidhet përpara se të arrijë deltën e lumit Po, një rajon me rëndësi jetike për fermerët italianë dhe prodhimin e ushqimit.

Zona është gjithashtu strehë për shumë zogj dhe specie detare.

Autoritetet kanë ndaluar peshkimin në pjesë të zonës dhe një grup fermerësh po shpreh alarm për rezikun e sezonit të mbjelljeve të pranverës.

Fondi Ndërkombëtar për Natyrën tha se i gjithë ekosistemi është i kërcënuar nga kjo ndotje.

Zyrtarët italianë thanë se derdhja e naftës ishte një akt sabotazhi nga ata që i quajtën banditë dhe kriminelë.

Ata thanë se dikush hyri në një ish rafineri të naftës dhe hapi rubinetat e çisternave duke lënë të rrjedhë të paktën një milion litër naftë në Lumin Lambro. Nafta arriti deri në Po, lumi më i gjatë ky në Itali. //rd//

XS
SM
MD
LG