Lidhje

Rritet niveli i Liqenit të Ohrit, përmbyten disa shtëpi


Pas rreshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës, niveli i ujrave të Liqenit të Ohrit është rritur disa centimentra më shumë se kufiri maksimal, dhe si pasojë valët e liqenit kanë përmbytur disa shtëpi pranë tij.

Ndërkohë që autoritetet vendore dhe banorët e një lagjeje më të ulët të Ohrit po bëjnë thirrje për ndihme, qeveria në Shkup thotë se nuk ka arsye për panik. Një trup bashkërendues për parandalimin e fatkeqësive natyrore, ku bëjne pjese përfaqesues nga disa institucione, po e vëzhgon me kujdes gjendjen e ujrave të liqenit dhe të lumit Drini i Zi dhe sipas, autoriteteve, është i gatshëm të ndërmarre masat e nevojshme përta mbrojtur popullatën.

Sipas ekspertëve, pritet që gjendja e ujrave të liqenit të qetësohet, por do të marrë disa javë që niveli i liqenit të ulet duke bërë derdhjen e ujërave permes portave te Drinit te Zi. Organet perkatese jane angazhuar edhe për ngritjen e argjinaturave në disa pjesë në zonën Strugë - Dibër e Madhe, ku Drini i Zi ka dalë nga shtrati.//lk

XS
SM
MD
LG