Lidhje

Kanada: Marrëveshje bashkupunimi Vankuver-Soçi për Lojrat Dimërore


Gjatë një ceremonie në qendër të qytetit të Vankuverit, kryeministri Gordon Kempbell nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Xhambulat Katuov, zëvendës guvernatorin e parë të Rajonit Krasnodar, që përfshin Soçin.

Marrëveshja është traditë Olimpike, qyteti organizator i lojërave të tanishme bie dakort të ndajë përvojën dhe ekspertizën e tij me qytetin e ardhshëm organizator.

Përmes një përkthyesi, Katuov tha se Vankuveri ka vendosur një standart të lartë për t’u arritur nga Soçi.

“Dua t’ju siguroj se me ndihmën dhe mbështetjen tuaj, së bashku me përpjekjet tona të rajonit dhe qytetit të Soçit, ne do t’i organizojmë Olimpiket e 22-ta në një nivel jashtëzakonisht të lartë.”

Kryetari i bashkisë së Vankuverit, Gregor Robertson thotë se qyteti i tij ka organizuar lojëra fantastike, dhe se ai është i trishtuar që ato do të përfundojnë. Megjithatë, ai shprehu besimin se Soçi do të jetë gjithashtu një organizator i jashtëzakkonshëm.

“Është e vështirë të shohësh përfundimin e këtyre lojërave. Jemi kënaqur. Megjithatë, mezi pres t’ia pasoj flamurin kryetarit të bashkisë së Soçit.”

Vankuveri kishte protesta para dhe gjatë lojërave. Protestuesit thyen xhama dritaresh dhe u përleshën me policinë dhe u bënë disa arrestime njerëzish të dehur në turma të mëdha. Përmes përkthyesit, kryetari i bashkisë së Soçit Anatoli Pakomov tha se qëllimi i tij ishte që të gjithë të përfitonin nga Olimpiket në Soçi.

“Presidenti, qeveria e Federatës Ruse nga ka dhënë udhëzime të qarta për ta organizuar procesin në mënyrë të atillë që asnjë banor të mos ndikohej negativisht nga organizimi dhe zbatimi i lojërave.”

Moti në Vankuver ishte më i ngrohtë seç pritej, duke bërë që disa organizime të shtyheshin, problem me të cilin mund të përballen edhe organizatorët e Soçit. Edhe vendpushimi Detit të Zi ka pasur tradicionalisht mot të ngrohtë, edhe në dimër. Si Vankuveri, edhe Soçi po i ndan Lojërat Olimpike mes qendrës së qytetit dhe pikës së skiimit shumë milion dollarëshe që po ndërtohet në Rosa Kutor. Kryetari i bashkisë së Soçit thotë se kjo lloj shumëllojshmërie e bën qytetin e tij organizatorin më të përshtashëm për Lojërat Olimpike dimërore.

“Ndërsa rri me këmbë në Detin e Zi, i cili është relativisht i ngrohtë në dimër, mund të shikosh malet e mbuluara me botë vetëm pak milje larg Soçit. Kjo e bëm Soçin vend unik për organizimin e Olimpikeve Dimërore.”

Organizatorët e Soçit kanë angazhuar Bernard Rusi, kampionin e skiimit në vitin 1972, i cili ka përgatitur edhe kurse për Olimpiket dimërore në Albertvil, Lilhamer, Nagano dhe Salt Lake Siti, për të mbikqyrur ndërtimin e vendpushimit të Rosa Kutorit.

Organizimi i parë i madh në Rosa Kutor do të jetë Kupa Evropiane në vitin 2011. Lojërat e Vankuverit përfundojnë të dielën. Lojërat e Soçit fillojnë me 7 shkurt 2014, 1,439 ditë pasi flaka olimpike të shuhet në Kanada.

XS
SM
MD
LG