Lidhje

Kosovë: Shefi i Eulex-it Yves de Kermabon do të vizitojë Beogradin


Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Yves de Kermabon do të qëndrojë në Beograd më 2 dhe 3 mars për të diskutuar me zyrtarët e atjeshëm çështjet e sistemit të drejtësisë në veriun e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, synim i së cilës, në mesin e shumë të tjerëve funksionimi i duhur i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Zyrtarë të këtij misioni thanë se qëndrimi zotit de Kermabon në Beograd pason vizitën e përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian për politike të jashtme dhe siguri Catherine Ashton në rajon, e cila bëri thirrje për bashkëpunim ndërrajonal.

Gjykatat në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe u mbyllën pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cila nxiti zemërimin e qytetarëve serbë. Një muaj më vonë, një pjesëtar i policisë së Kombeve të Bashkuara u vra gjatë trazirave që pasuan ndërhyrjen e UNMIK-ut për të rihapur gjykatat e bllokuara nga protestuesit serbë.

EULEX-i shpreson që në pjesën e parë të këtij viti të arrijë një zgjidhje që do të mundësonte rifillimin e punës së gjykatësve e prokurorëve vendas në ato gjykata që aktualisht kontrollohen nga Misioni i Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG