Lidhje

Rama: Nuk do të pranoj zvarrisjen e kërkesave nga pozita

  • Armand Mero
  • Tiranë

Rama: Nuk do të pranoj zvarrisjen e kërkesave nga pozita

Rama: Nuk do të pranoj zvarrisjen e kërkesave nga pozita

Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama u shpreh sot i shqetësuar për faktin se sipas tij parlamenti nuk është vënë ende në lëvizje për të marrë në shqyrtim propozimet e premtuara dje në parlament nga deputetët e opozitës.

Kryetari socialist bëri të qartë se opozita nuk do të pranojë një zvarritje të kërkesave dhe propozimeve të saj, duke paralajmëruar rinisjen e protestave. Dje pasdite pas 6 muajsh, deputetët socialistë zunë vendet në parlament. Ata dorëzuan një projekt ligj në të cilin parashikohet që opozita duhet të ketë drejtimin dhe shumicën në komision që do të hetojë për zgjedhjet dhe se ky komision mund të hapë një ose disa kuti votimi në funksion të këtij hetimi.

Ata paraqitën gjithashtu dhe kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e qershorit të kaluar. Drejtuesit e shumicës së djathtë përsëritën mbrëmë qëndrimin sipas të cilit vendimet e Drejtësisë nuk mund të anashkalohen.

Shumica refuzoi kërkesën që seanca të mbyllej dhe të niste shqyrtimi i propozimeve të opozitës. Për pasojë deputetët socialistë dolën sërish nga salla. Sot kryetari Edi Rama nuk dha hollësi mbi qëndrimin e ardhshëm të deputetëve ndaj parlamentit në rast se propozimet e tyre nuk do të pranohen.//lk

XS
SM
MD
LG