Lidhje

SHBA: Melani Fiona renditet në krye të klasifikimeve për muzikën R&B


Daniel Merriweather, këngëtari i lindur në Australi, ka hedhur në treg albumin e tij të ri "Love & War". 28 vjeçari ka marrë këshilla për albumin e tij të fundit nga producenti Mark Ronson i këngëtares së famshme britanike Amy Winehouse.

<!-- IMAGE -->

Bashkëpunimi i tyre ka nisur 8 vjet më parë. Merriweather ka kënduar këngë të veçanta nga Ronson, si kënga "Stop me" në vitin 2007, e cila u rendit e para në klasifikimin britanik, dhe e cila i dha emër në fushën e muzikës këngëtarit Merriweather.

Këngët e albumit të fundit, janë thuajse të gjitha të bazuara në eksperiencat personale të këngëtarit. Kënga "Getting out", i është kushtuar ish të dashurës së këngëtarit, i cili thotë se ajo ishte shumë egoiste.

Por ka dhe këngë të cilat paraqesin natyrën e vetë këngëtarit, i cili pranon se shumë prej marrëdhënieve të tij të dikurshme i ka shkatëruar, pasi ishte i dhënë pas pijes, jetës së natës dhe ishte i papërgjegjshëm.

"Por tani e kam kaluar këtë periudhë, dhe jam bërë më i pjekur." – pranon 28 vjeçari Merriweather.

2. Kandidatja për çmimin grammy, Melani Fiona, thotë se që në fillimin e realizimit të diskut të saj, kishte një ide të qartë: famën mbarëbotërore.

<!-- IMAGE -->

Albumi i saj "The bridge", ka shije mbarëbotërore. E rrritur në Kanada, këngëtarja ka përfshirë në albumin e saj këngë amerikane, kanadeze, britanike dhe xhamaikiane.

Prindërit e saj kanë emigruar nga Gujana në Kanada, për të cilën Melani flet me mjaft dashuri.

"Jam e kënaqur që jam rritur në Kanada, pasi mendoj se mentaliteti i hapur i këtij vendi për tradita dhe kultura të ndryshme, ka ndikuar pozitivisht tek unë" thotë ajo.

Këngët e albumit të saj janë të kërkuara në vende të ndryshme. Psh. kënga e saj "Monday morning", u rendit për 6 javë rresht në krye të klasifikimit zviceran, ndërkohë që kënga "It kills me", është një këngë e cila për javën e 8 është renditur në krye të klasifikimit të këngëve R&B , në SHBA.

Fiona gjithashtu do të jetë këngëtarja hapëse e turneut "Freedom" të Alisia Keys, turne i cili do të nisë në muajin mars. /mm//

XS
SM
MD
LG