Lidhje

Kompania “Honest Tea” u ofron konsumatorëve pije të shëndetshme

  • Deborah Block

Sot në tregun amerikan ka një numër pijesh që konsiderohen të shëndetshme. Por nuk ishte kështu 10 vjet më parë, kur një kompani e quajtur "Honest Tea", "Çaji i ndershëm" filloi për herë të parë të bënte një pije të shëndetshme, një çaj që e shiste më pas me shishe. Njëri nga themeluesit e kësaj firme ishte Seth Goldman, një sipërmarrës nga Bethesda e Merilandit, me mendimin për të krijuar një pije të shëndetshme për konsumatorët.

Seth Goldman, bashkëthemeluesi i kompanisë "Çaji i ndershëm" arriti në përfundimin se shumica e pijeve me shishe që tregtoheshin në treg ishin ose tepër të embëla, ose fare pa shije. Kështu, ai krijoi çajin me shishe që ka shije të mire dhe që bëhet nga çaji organic dhe me pak sheqer.

"Ne përpiqemi t'i ndihmojmë njerëzit të marrin ushqime, apo pije të shëndetshme" - thotë ai

Goldman filloi të bënte çaj në shtëpinë e tij me partnerin e tij të biznesit, Barry Nalebuff. Ata prodhuan fillimisht 5 lloje të ndryshme çaji me shishe, që ja vunë emrin "Çaji i ndershëm". Goldman thotë se ishte e vështirë që pija e re të shitej, deri në momentin kur ata i çuan disa shishe në një dyqan që tregton ushqimesh organike.

"U përpoqa t'ia shisja shishet e çajit dyqaneve kryesore që tregtojnë sanduiçe dhe ushqimoreve dhe ata më thane "Nuk është i ëmbël sa duhet dhe ka shijen e barit. Njerëzit nuk ishin në atë kohë ende gati për këtë lloj çaji". Por tani, natyrisht që njerëzit janë gati për çajin tonë "

Kompania "Çaji i ndershëm" nuk e ka zhvilluar marketingun dhe shumica e njerëzve dëgjojnë për të vetëm gojë pas goje:

"Çaji është pija e dytë më e përhapur në botë, pas ujit dhe ka me mijëra formula të tij në mbarë botën; prandaj, sfida jonë nuk është gjetja e formulave të reja të çajit, por që të përqëndrohemi dhe të sigurohemi se po prodhojmë ato çajra që do të pëlqehen"

Goldman dhe ekipi i tij vazhdojnë ta përgatisin çajin në kuzhinën e zyrave të kompanisë.

"Nganjëherë ne gjejmë një recetë çaji dhe menjëherë sjellim filxhanët dhe e provojmë. Pra nuk kemi ndonjë laborator të sofistikuar"

Disa kompani çaji përdorin pesticide për rritjen e bimës së çajit. Por kompania "Çaji i ndershëm" përdor çajin e ardhur Kina, India dhe Afrika e Jugut, që kultivohet pa përdorimin e pesticideve.

"Një pjesë të të ardhurave nga shitjet i marrin punëtorët që mbledhin gjethet e çajit….Më parë ne kemi mbështetur me fonde një qendër për mësimin e kompjuterit dhe disa mikro-ndërmarrje, që ato të investojnë për përparësitë e komunitetit të tyre" - thotë z. Goldman

Disa vjet më parë, Goldman e zgjeroi kompaninë e tij, dukekrijuar edhe lëngje organike, që përfshijnë pije për fëmijë që ai quajti "Pije e ndershme për fëmijë". Djali i tij Elie, i erdhi në ndihmë me idenë se shumica e lëngjeve që pijnë fëmijët kanë shumë sheqer.

"Mendoj pijet që ne prodhojmë për fëmijët janë një mënyrë e mirë për të mos përdorur pijet me shumë sheqer, por për të patur një alternativë më të mire, të shëndetshme dhe cilësore,"thotë Elie

Seth Goldman donte ta zgjeronte biznesin e tij. Në vitin 2008, gjigandi Coca Cola bleu 40 për qind të kompanisë "Honest tea" dhe ka mundësi ta blejë atë të gjithë në vitin 2011. Tani për tani, Goldman vazhdon të drejtojë kompaninë dhe thotë se Coca Cola e kupton se tani një numër përherë e më i madh njerëzish duan pije më të shëndetshm:

"Honest Tea" është shija e së ardhmes dhe për Coca Colën është një mundësi e madhe investimi, që i takon së ardhmes."

Honest Tea është kompania kryesore e vendit që shet më tepër shishe me çaj organic. Edhe në kushtet kur ekonomia ishte në krizë, kompania u rrit me 20 për qind. Dhe ndoshta ajo do të ndihmohet më tej nga thënia e Presidentit Barak Obama, se disa lloje çaji të "Honest Tea" janë pija e tij e preferuar. //mm//

XS
SM
MD
LG