Lidhje

Policia izraelite hyn në territorin e xhamisë al-Aksa në Jeruzalem


Katër policë izraelitë dhe të paktën 12 protestues palestinezë u plagosën në përleshje pasi policia hyri në një kopësht pranë xhamisë al-Aksa sot në Jerusalem për të ndalur protestuesët palestinezë që qëllonin me gurë turistët.

Policia tha se arrestoi shtatë palestinezë sot lidhur me dhunën në pjesën e vjetër të qytetit të Jerusalemit. Protestuesit i qëlluan policët me gurrë, ndërsa policia u kundërpërgjegj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Policia tha se 20 protestues ishin të mbyllur në xhami para se të vendosej qetësia. Autoritetet izraelite thonë se mbi 1000 turistë e kanë vizituar xhaminë që nga shpërthimi i konfliktit.

Kompleksi pëfshin xhaminë al-Aksa, objekt i shenjtë për myslimanët, dhe Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë i xhudaizmit. (ze)

XS
SM
MD
LG