Lidhje

Skiatori shqiptar Erjon Tola flet per Lojërat Olimpike ne Vankuver


Mbremë Vankuveri u dha lamtumirën Lojërave Olimpike ku vendi mikpritës Kanadaja shënoi numrin rekord të medajeve të arta të fitura në Lojërat Olimpike.

Kanadaja fitoi kupën e 14 të artë të djelën duke mundur Shtetet e Bashkuara në lojen hokey për meshkuj me rezultatin 3-2 me kohë shtesë. Humbja e skuadrës amerikane i ka kushtuar presidentit Obama një arkë me birrë pas bastit që ai kishte bërë me kryeministrin kanadez Stiven Harper.

Shtepia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama kishte vënë bast një arkë birrë Yuengling që prodhohet në Pensilvani dhe që është birra më e vjetër amerikane. Ndersa kryeministri kanadez kishte vënë bast një arkë birrë Molson, birra më e vjetër e atij vendi.

Nderkohë që Kanadaja fitoi 26 medalje, Shtetet e Bashkuara shënuan numrin rekord për të gjitha medaljet gjatë Lojërave Olimpike me 37 të tilla, nëntë medalje të arta, 15 të argjenda dhe shtatë medalje bronxi.

<!-- IMAGE -->

Në Lojërat dimërore të sivjetshme mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuesin e saj, 23 vjeçarin Erion Tola që pavarësisht rezultatit jo shumë të mirë, ai habiti sportdashësit me vendosmërinë e tij për çuar deri në fund garën e parë kur mori guximin për t’ju ngjitur kodrës me ski në kembë pikërisht deri në pjesën ku bëri gabimin dhe për ta çuar garën deri në fund, veprim i cili fitoi brohoritjet e të pranishmëve.Zeri i Amerikës pati rastin të zhvillonte një bisedë me skiatorin shqiptar i cili foli rreth emocioneve në Lojërat Olimpike.

XS
SM
MD
LG