Lidhje

Obama: Të pakësohet numri i nxënësve që braktisin shkollën


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se administrata e tij synon të vërë në dispozicion më shumë fonde dhe të ndërmarrë hapa të tjera për të pakësuar numrin e nxënësve që braktisin shkollën.

Duke folur sot në Dhomën e Tregëtisë në Uashington, Presidenti Obama tha se rritja e numrit të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme në Shtetet e Bashkuara, është një domosdoshmëri ekonomike.

Presidenti propozoi një rritje të fondeve federale për shtetet dhe distriktet shkollore që pranojnë t’i ndryshojnë në mënyrë drastike ose t’i mbyllin fare shkollat me rezultate më të dobëta.

Ai tha se paratë do të përdoren për të punuar me mësuesit dhe drejtorët e shkollave për të përmirësuar përqindjen e diplomimit, por nëse gjendja vazhdon të jetë e keqe, do të ketë një vënie para përgjegjësisë.

Zoti Obama tha se afro një ndër tre nxënës në Shtetet e Bashkuara, nuk e mbaron shkollën e mesme dhe mbi gjysma e atyre që braktisin studimet janë afrikano-amerikanë ose hispanikë.

XS
SM
MD
LG