Lidhje

Gjykata e Lartë rrëzon paditë e ngritura ndaj zotit Fatmir Mediu


Në Shqipëri Gjykata e Lartë rrëzoi sot paditë e ngritura ndaj zotit Fatmir Mediu nga dy persona të mbetur të plagosur në tragjedinë e Gërdecit, 12 vjecari Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj.

Te dy akuzuesit i paraqitën gjykatës si provë dosjen e hetimeve të bëra nga prokuoria. Por kolegji penal konsideroi se nuk ka prova që të vërtetojnë shkelje penale të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu e për pasojë e pushoi çështjen.

Familjarët e viktimave e cilësuan të padrejtë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe thanë se beteja e tyre me Drejtësinë nuk do të mbyllet. Kjo është hera e dytë që Gjykata e Lartë pushon çështjet që lidhen me Gërdecin dhe akuzat e ngritura ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në shtator të vitit të kaluar, po kjo gjykatë e la jashtë procesit zotin Mediu për shkak të imunitetit të tij parlamentar, ndërsa prokuoria nga ana e saj nuk bëri asnjë përpjekje të re për të kërkuar që ai të zhvishej nga ky imunitet. //ii

XS
SM
MD
LG