Lidhje

Karaxhiç: Masakra e vitit 1995 në Srebrenicë është një mit


Ish-udhëheqësi i serbëve së Bosnjës, Radovan Karaxhiç,thotë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë është një mit, dhe mohoi akuzat se ai ishte përgjegjës për genocidin.

Ai vazhdoi vetëmbrojtjen e tij sot në Hagë duke paraqitur variantin e tij të ngjarjeve para se të shpërthente lufta.

Karaxhiç tha se serbët bënë përpjekje disa herë për paqe para luftës. “Ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë edhe nga asambleja e tyre në Jugosllavi”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se tensionet etnike dhe fetare po shtoheshin. “Kishte shkelje masive nga pjesa myslimane e policisë. Ata po i sulmonin pa mëshirë serbët. Kjo u pa edhe nga dëshmitarët e akuzës”.

Prokurorët thonë se Karadzici orkestroi një fushatë për të shkatërruar komunitetet myslimane dhe kroate në Bosnjen lindore për të krijuar një shtet serb etnikisht të pastër.

Fushata përfshiu mbajtjen nën kontroll për 44 muaj të Sarajevës si edhe torturimin dhe vrasjen e qindra të burgosurve në kampe çnjerëzore ndalimi.

Dhuna arriti kulmin me masakrën e Srebrenicës në korrik 1995 ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë, gjakderdhja më mizore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG