Lidhje

Papandreu: Greqia të marrë masa të rrepta për të ulur borxhin


Kryeministri grek paralajmëron se vendi i tij duhet të marrë masa të rrepta për të ulur borxhin, ose sipas fjalëve të tij, të rrezikojë diçka edhe më të rëndë se një katastrofë.

Xhorxh Papandreu i bëri komentet sot në një fjalim para partisë së tij në Athinë.

Zoti Papandreu tha se masat e reja janë të nevojshme që Greqia të mund të marrë hua para me një përqindje të ngjashme interesi si edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Greqisë i duhet të marrë hua për të paguar borxhin e vet në rritje, por kriza financiare e vendit i ka shqetësuar huadhënësit që po e bëjnë më të kushtueshme marrjen e huase nga Greqia.

XS
SM
MD
LG