Lidhje

Kordoni umbilikal dhe leukema. Fizkultura  dhe drejtpeshimi


http://astritlulushi.wordpress.com/

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë

Shkencëtarët në Seatle të shtetit Uashington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 në 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.

Gjatë provave në qëndrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizava të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjen deri sa lind, mund të përdoren më gjërësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.

Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjet e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplanimi tek pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qëndrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplanimeve, 70 përqind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç. Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak.

Fizkultura ndihmon në të moshuarit të ruajnë drejtpeshimin

Studimet tregojnë se njerëzit tani jetojnë më gjatë dhe shumica e popullsisë në botë po shkon drejt plakjes. Studime të tjera tregojnë se veprimtaritë fizike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit dy dhe disa llojeve kanceresh. Fizkultura gjithashtu vonon fillimin i sëmundjes Alzheimer dhe kjo është arsyeja një universitet në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ndihmojë të moshuarit për të përfituar nga ushtrimet fizike.

Celsi Cowan vjen shpesh në palestër. Kjo ardhje tashmë është kthyer në rutinë, sepse Universiteti i Missourit ka zhvilluar një program fizkulture për të rinj dhe të moshuar. Ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës dhe sëmundjeve që lidhen një stil jetese pa shumë lëvizje a veprime fizike.

Eksperti Steve Ball thotë se për të qenë rregullisht fizikisht aktiv është një gjë e vështirë. Por programi i quajtur Pyramid MyActivity ofron mënyra të ndryshme që pjesmarrësit mund të arrijnë objektivat e veta për shëndetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Steve Ball thotë se të moshuarit duhet të fillojnë me ushtrimet në bazë të piramidës, si ecje ose ngjitje shkallësh. Pastaj të vazhdojnë me ushtrime aerobike që ndihmojnë për funksionimin më mirë të zemrës dhe mushkërive, si dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut.

Sipas këtij programi, të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime të moderuara aerobike çdo javë, ose rreth 20 minuta çdo ditë.

Ushtrimet i ndihmojnë të moshuarit për të ruajtur pavarësinë dhe lëvizshmërinë dhe ndihmojnë në parandalimin e rrëzimit, që është. një shkak kryesor i vdekjes mes personave të moshuar.
Një tjetër program i universitetit të Mizurit gjithashtu i ndihmon të moshuarit sesi të ruajnë drejtpeshimin e trupit. Specialistë të universitetit shkojnë në qendrat te komuniteve në të gjithë shtetin e Mizurit.

Susan Mills-Gray, e specializuar në parandalimin e sëmundjeve kronike, thotë se ky program ka për qëllim për të përmirësuar fuqinë, ekuilibrin dhe shkathtësinë e të moshuarve në mënyrë që jeta e tyre të bëhet më e lehtë.

Ellen Brown, vuan nga artriti dhe thotë se ushtrimet e ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Ajo e ndjen veten më mirë sesa përpara programit. Bill Crow e sheh programin për ruajtjen e balancës trupore si një lloj mbrojtje që të mos rrëzohet.

Nga programe të tilla mund të ketë edhe një përfitim financiar, përveç shëndetit të mirë. Ekspertja Susan Mills-Gray thotë se qëllimi kryesor është për të ndihmuar të moshuarit që të jetojnë në mënyrë të pavarur e të shëndetshëm, pasi kështu ulën edhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG