Lidhje

Skënderaj: Autoritetet mbyllin xhaminë për shkak të dyshimeve


Skënderaj: Autoritetet mbyllin xhaminë për shkak të dyshimeve
Skënderaj: Autoritetet mbyllin xhaminë për shkak të dyshimeve

Autoritetet lokale në komunën e Skënderajt në Kosovën qendrore mbyllën sot një xhami në një fshat të kësaj komune për shkak të dyshimeve për, siç thuhet, keqpërdorime të xhamisë për veprimtari jofetare.

Xhamia e cila është ndërtuar pas luftës në fshatin Marinë, drejtohej nga Xhemail Kastriot Duka, me prejardhje nga Elbasani dhe shfrytëzohej për veprimtaritë e shoqatës “Rahma – Mercy” me seli në Britani të Madhe “Rahma/Mercy”.

Mbyllja e saj pasoi një peticion me mijëra nënshkrime te qytetarëve që ishin mbledhur nga një organizatë joqeveritare.

Në peticion thuhet se “ushtrimi i paligjshëm i funksionit të imamit nga zoti Duka, keqpërdorimi i xhamisë për veprimtari jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, vizitat e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, keqpërdorimi i gjendjes së varfërve dhe fëmijëve bonjakë dhe në veçanti i gjendjes së femrave të mitura, janë arsyet për kërkesën që të mbyllet ajo faltore dhe veprimtarie e shoqatës së zotit Duka.

Zoti Duka i ka hedhur poshtë akuzat e tilla, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se siç thuhet, nëpërmjet shoqatës së tij ai ndihmon 550 familje të rajonit të Drenicës me nga 20 euro në muaj.

Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk e ka komentuar mbylljen e xhamisë.

XS
SM
MD
LG