Lidhje

Ukrainë: Parlamenti voton për largimin nga pushteti të qeverisë


Parlamenti i Ukrainës votoi për largimin nga pushteti të qeverisë së kryeministres Julia Timoshenko. Shumica e 243 ligjvënësve në Parlamentin prej 450 anëtarësh e miratoi këkesën e aleatëve të Presidentit të ri Viktor Janukoviç për të mos i dhënë votëbesimin zonjës Timoshenko.

Zoti Janukoviç e mundi zonjën Timoshenko në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar. Kushtetuta e Ukrainës kërkon që qeveria e zonjës Timoshenko të japë automatikisht dorëheqjen, megjithëse ajo mund të qëndrojë përkohësisht në pushtet, deri në emërimin e kabinetit të ri qeveritar.

Më parë, zonja Timoshenko la të kuptohet se do të jepte dorëheqjen menjëherë, në se miratohet në Parlament heqja e votëbesimit. Aleatëve të zotit Janukoviçë i mbeten 30 ditë që të formojnë koalicionin e ri qeverisës, që pritet t’i bashkohet Partisë së Rajoneve të Presidentit. Pastaj, koalicioni do të emërojë kryeministrin e ri të Ukrainës. (ze)

XS
SM
MD
LG