Lidhje

31 të vrarë, 48 të plagosur në Bakuba të Irakut


Një numër sulmesh vetëvrasëse me bombë tronditi qytetin verior të Irakut, Bakubën, duke vrarë të paktën 31 vetë dhe plagosur 48 të tjerë.

Sulmi me tre faza është më vdekjeprurësi i javëve të fundit dhe ndodh vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Irak. Policia tha se në dy sulmet e para autorët përplasën makinat me eksplozivë pranë ndërtesave qeveritare dhe të policisë.

Një person i tretë i dha makinës së ambulancës me viktimat e dy bombardimeve të para brenda dhe hodhi pastaj veten në erë tek spitali i urgjencës së qytetit. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë prëgjegjësinë për sulmet.

Policia irakiane vendosi menjëherë ndalim-qarkullimin dhe tha se ka ndaluar 4 persona të dyshuar për sulmin. Si zyrtarët amerikanë, edhe ata irakianë, kanë paralajmëruar se kryengritësit mund t’i shtojnë sulmet për të sabotuar votimet. (ze)

XS
SM
MD
LG