Lidhje

Presidenti Obama për reformën në kujdesin shëndetësor


Presidenti Barak Obama i ka kërkuar Kongresit që javët e ardhshme të hedh në votë propozimin e tij për reformimin e sistemit shëndetësor amerikan. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Kent Klein nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka tënë se është i gatshëm të provojë miratimin e këtij plani pa përkrahjen e partisë republikane.

Pas një vit debatesh, presidenti Obama thotë se ligjëvënësit u kanë borxhë amerikanëve të hedhin votën e tyre përfundimtare për reformimin e sistemit shëndetësor.

"Ky është propozimi ynë dhe ne kemi arritur deri këtu. Ai përmban një qasje që është debatuar dhe ndryshuar, dhe unë besojë se është përmirësuar gjatë vitit të kaluar. Ai përfshinë idetë më të mira nga demokratët dhe republikanët".

Presidenti ka kundërshtuar kërkesat e republikanëve që të fillohet nga e para me hartimin e projekligjit dhe u ka kërkuar udhëheqësve nga të dy dhomat e Kongresit të planifikojnë hedhjen në votë gjatë javëve të ardhshme.

"Në se tani do të fillohej nga e para, kjo do të sillte vonesa të cilat do të mund të zgjasin një apo më shumë dekata të tjera. Amerikanët dhe ekonomia e Shteteve të Bashkuara nuk mund të presin më gjatë".

Në mungesë të përkrahjes së republikanëve për projekt-propozimin, senatorët demokratë kanë nevojë të përdorin një procedurë të quajtur 'pajtimi' e cila kërkon një mbështetje gati të njëzëshme nga demokratët.

Senatori kryesor republikan dhe njëkohësisht përfaqësuesi i pakicës Mitç Mekonell paralajmëroi kundër miratimit të ligjit, megjithë shtimin e disa ideve republikane nga ana e presidentit.

"Tashmë unë dhe të gjithë ne mirëpresim thirrjen e presidentit për një qasje dypalëshe. Por rruga para nesh që përfshin përdorimin e procedurës së 'pajtimit' nënkupton se e vetmja gjë e cila do të jetë dypalëshe për këtë propozim do të jetë kundërshtimi ndaj tij".

Zoti MeKonell thotë se shumë amerikanë e kundërshtojnë planin e presidentit dhe miratimi i tij do të ketë pasoja politike për demokratët në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

"Unë u them miqëve të mi demokratë se në se nuk i merrni parasysh mendimet e shumë amerikanëve atëherë ju do ta pësoni."

Presidenti thotë se ai nuk është i shqetësuar rreth pasojave politike për këtë çështje. Ai thotë se amerikanët po vënë në dyshim aftësitë qeverisëse të përfaqësuesve të tyre.

"Tani në rrezik nuk është vetëm aftësia jonë për të zgjidhur këtë problem por aftësia për të zgjidhur çfardo problemi. Amerikanët duan të dinë në se ende është e mundur që Uashingtoni të mbrojë interesat dhe të ardhmën e tyre".

Zoti Obama ka premtuar një nxitje të përgjithshme për të ngitur një përkrahje publike në favor të planit të tij. Si pjesë e kësaj fushate, ai do të vizitojë shtetin e Pensilvanisë dhe atë të Misurit në javën e ardhëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG