Lidhje

Hollivudi gati për ceremoninë e çmimeve Oskar


Dy ditët e fundit, një segment i Bulevardit të Hollivudit është transformuar në atë që tani dihet se është vendi ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Dje përfundoi shtrimi i tapetit të kuq të famshëm, ku qëndrojnë yjet e Hollivudit.

Në ndërtesat përreth janë vendosur posterat, rojet kanë filluar të qëndrojnë tek kordonat e sigurisë dhe janë instaluar tendat ku do të qëndrojnë aktorët dhe spektatorët.

Ceremonia e 82-të e ndarjes së çmimeve Oscar, ngjarja më e rëndësishme e vitit për kinematografinë në Shtetet e Bashkuara, zhvillohet të dielën në Teatrin Kodak të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG