Lidhje

14 të vrarë dhe 25 të plagosur  nga dy sulme vetvrasëse në Bagdat


<!-- IMAGE -->

Një seri sulmesh në Bagdad kanë lënë të paktën 14 të vrarë, gjysma e tyre ushtarë, ndërkohë që irakianët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme.

Dy shpërthime vetvrasëse goditën dy qendra votimi në Bagdad, duke lënë të vdekur shtatë ushtarë dhe plagosur 25 të tjerë.

Më herët, zyrtarët thanë se një raketë ose bombë në anë të rrugës la të vrarë shtatë vetë në një qendër votimi që nuk ishte hapur.

Në Irak po zhvillohen votimet e parakohëshme për ata që nuk mund të shkojnë në qendrat e votimit të shtunën. Mes tyre janë ushtarët që duhet të jenë në gatishmëri kur të mbahen votimet e përgjithshme, si dhe të burgosurit dhe pacientët e shtruar në spitale.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se kryengritësit mund të shtojë sulmet në përpjekje për të sabotuar votimet e zgjedhjeve të dyta parlamentare që nga rëzimi i ish diktatorit të Irakut, Sadam Husein, në vitin 2003. //iç//


XS
SM
MD
LG