Lidhje

Kongresi shqyrton ndalimin e eksperimenteve me shimpanzetë


Shimpanzeja është kafsha më të afërt me njeriun. Ky majmun është shumë inteligjent, dhe me njeriun ka shumë karakteristikat të ngjash

Shimpanzeja është kafsha më të afërt me njeriun. Ky majmun është shumë inteligjent, dhe me njeriun ka shumë karakteristikat të ngjashme si fizike dhe në sjellje. Në fakt, 98% e ADN-së së shimpanzesë është e njëjtë me atë të njeriut. Kjo ngjashmëri e ka bërë këtë kafshë objekt kërkimeshe dhe eksperimentesh në laborator, gjë që ka ndezur një debat të madh mbi mirëqënien e kafshëve dhe etikës mjekësore.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm në botë që ende lejon eksperimente mjekësore të financuara nga qeveria mbi shimpanzetë. Mbështetësit e praktikave të tilla thonë se këto eksperimente mjekësore kanë ndihmuar për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Por veprimtarët për mirëqenien e kafshëve argumentojnë se këto eksperimente janë akte çnjerëzore që shkaktojnë dhimbje dhe shpesh vdekje për shimpanzetë.

Doktoresha Hope Ferdosian është drejtore i politikave hulumtuese në Komitetin Mjekët për Mjekësi të Përgjegjëshme, ose PCRM, një organizatë jo-fitimprurëse që nxit mjekësiNë parandaluese. Ajo thotë se shimpanzetë janë përdorur për eksperimente lidhur me hepatitin dhe virusin HIV që shkakton Sidën. Këto kafshë janë trajtuar në mënyrë mizore duke u injektuar me viruse të tilla, thotë Ferdosian.

Përveç kundërshtimeve të saj etike, shoqata PCRM argumenton se përdorimi i shimpanzeesë për eksperimente në laborator është një mënyrë e efektshme për të avancuar hulumtimet mjekësore.

Elizabeth Kucinich, bashkëshortja e ligjvënësit Dennis Kucinich, është prej kohësh një përkrahëse e përpjekjeve për mirëqënien e kafshëve. Ajo është gjithashtu drejtore për marrëdhënie me publikun pranë Komitetit Mjekët për Mjekësi të Përgjegjëshme. Zonja Kucinic thotë se shkenca ka përparuar shumë që nga viti 1920, kur majmunët filluan të përdoreshin për herë të parë për eksperimentime në laborator.

Ndërsa, Dr. Ferdosian thotë se ka alternativa për përdorimin e shimpanzesë për qëllime kërkimore. Për shembull, gjatë hulumteve të gjata rreth virusit HIV, shkencëtarët zgjeruan shumë njohuritë në fushën e studimeve epidemiologjike njerëzore dhe rreth etikës në fushën e kërkimeve klinike. Gjithashtu është mësuar shumë për virusin nga modelet matematikore dhe kompjuterike. Rreth kërkimeve për zhvillimin e vaksinës për hepatitin C, shkencëtarët mësuan shumë gjatë procesit të zhvillimit të qelizave në kushte laboratorike. Zonja Kucinich dhe Dr. Ferdosian zhvilluan kohët e fundit një fushatë në mbështetje të legjislacionit të paraqitur rishtazi në Kongresin për ndalim përfundimisht të eksperimenteve me shimpanzetë.

Por jo gjithkush është i kënaqur me këtë projekligj. John VandeBerg është drejtor i Qendrës Kombëtare Jugperëndimore për përdorimin e majmunëve për eksperimente, në San Antonio, Texas. Ai thotë se përdorimi i shimpanzesë në punën kërkimore është thelbësor, po të kihet parasysh se nuk ka kafshë më të afërt me njejriun sesa shimpanzeja që që mund të jenë infektuar me virusin e Hepatitit C, Hepatitit B apo me virusin HIV. Në fakt një e dhjeta e popullsisë së botës është infektuar me njërin prek këtyre viruseve. Dhe këto janë kërkimet e kryera në shimpanzetë deri tani, nga të cilat kanë përfituar shumë njerëz kudo në botë. Kur është fjala për çështjen e etikës, Dr Vandeberg thotë se ai dhe kolegët e tij do të përpiqen të kryejnë eksperimente duke përdorur kafshë më të ulta, para se në eksperimente të përfshijnë shimpanzetë. Kur informacionet që shkencëtarët zbulojnë nga minjtë në laborator nuk janë të mjaftueshme, dhe atëherë ata mund të shkojnë drejt përdorimit të majmunëve. “Dhe kur majmunët nuk mund të na japin përgjigje, atëherë na duhet të përdorim shimpanze”, thotë Vandeberg.

Dr Vandeberg gjithashtu i del në mbrojtje institutit të tij kërkimor në Teksas duke thënë se kafshët në qendrën e tij trajtohen më të mirë sesa trajtohen shumë njerëz në botë. Kafshët atje jetojnë në grupe në mjedise të mbuluara ku në kanë ngrohje në dimër, e ajër të kondicionuar në verë, ndërsa shimpanzetë kanë edhe televizorë.

Por fakti mbetet se shimpanzetë e përdorur në kërkimet mjekësore mund të vuajnë ose të vdesin. Dhe për ekserten Jane Goodall, kjo është e papranueshme. Ajo thotë se fillimisht duhet ditur se si trajtohen kafshët nga perspektiva jonë dhe e tyre - sepse mënyra sesi ato trajtohen është moralisht e gabuar dhe e papranueshme.

Akti i Mbrojtjes së Majmunit të Madh, sic quhet projektligji, aktualisht është duke kaluar nëpër duart e ligjvënësve dhe deritani është përkrahur nga më shumë se 140 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.


XS
SM
MD
LG