Lidhje

Tiranë: Hapet konferenca e Ministrave të Brendshëm


Në Shqipëri nisi sot pasdite punimet konfereca e ministrave të Brendshëm të vendeve të Ballkanit, e cila do të përqendrohet në diskutimet mbi Sigurinë e Kufijve.

Në këtë konferencë janë përfaqësuar 7 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, si dhe marrin pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, tha në fjalën e hapjes, se ky takim zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për rajonin, në një kohë kur Shqipëria dhe Bosnja, nënvizoi ai, kanë plotësuar kërkesat për liberalizimin e vizave dhe presin që Brukseli pa vonesë të mbajë premtimin e dhënë ndaj tyre, theksoi zoti Basha.

Konferencën e përshëndeti edhe kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se siguria e kufijve është një çështje madhore dhe e një rëndësie të veçantë për vendet e rajonit përballë të ardhmes së qytetarëve të tyre por edhe ndaj partnerëve europianë.

Punimet e konferencës së Ministrave të Brendshëm do të zgjasin dy ditë.

XS
SM
MD
LG