Lidhje

"Biri i Hamasit" tregon historinë e tij në shërbim të Izraelit


Mosab Hassan Yousef, djali i njërit prej themeluesve të Hamasit, thotë në një libër të tij të publikuar këtë javë, se ka ndihmuar forcat izraelite të sigurimit për të vrarë dhe arrestuar anëtarë të kësaj organizate militante islamike. Më pas ai i shkëputi marrëdhëniet me izraelitët dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara ku punonte si roje në një dyqan ushqimesh. Kur ua tregoi historinë e tij miqve ata nuk e besuan, por dje ai i dha një intervistë Televizionit Associated Press dhe duket se tani ata po e besojnë. Të hënën, i ati i Yousefit bëri një deklaratë publike me të cilën e mohonte Yousefin si birin e tij.

Hassan Yousef beson se historia e tij ia vlente të tregohej, dhe ai e tregon atë në librin "Son of Hamas," ”Bir i Hamasit.”

"Të them të drejtën, edhe sikur të vritem, kjo nuk do të ishte gjëja më e keqe që do të më ndodhte. Nëse ndjej përgjegjësinë dhe nuk e them të vërtetën, atëhere jam i vdekur çdo ditë,”
tha ai në intervistë.

Në kujtimet e tij, Yousef, pretendon se ka qenë një ndër agjentët më të çmuar të Shin Betit, agjencisë së fshehtë izraelite, ku mbante nofkën Princi i Gjelbër.

Gjatë intervistës prej 50 minutash ku ai kishte ardhur me roje të armatosura, Yousef kritikoi ashpër Hamasin, duke përfshirë edhe shefin politik të organizatës, Khaled Meshaal.

Ai tha se Hamasi ende jeton në Mesjetë por komentet e tij më provokuese ishin ato për besimin Islam, të cilin e quajti një fe e cila i mëson njerëzit të vrasin. Vetë Yousef është konvertuar në e fenë e krishtere.

"E di që është shumë e rrezikshme të flasësh kështu, e di se kjo do të fyejë shumë njerëz por qëllimi im nuk është t’i fyej ata,” tha Yousef.

Ai tha se kishte filluar të punonte për izraelitët pasi ishte arrestuar dhe kishte parë me sytë e tij egërsinë me të cilën Hamasi i trajtonte të burgosurit.

Ai thotë se kur u lirua nga burgu në vitin 1997, kishte filluar takimet me Shin Bet-in dhe të anonte nga feja e krishtere.

Yousef mendonte se kështu do të bënte të mira duke shpëtuar jetë izraelitësh dhe palestinezësh.

Në librin e tij, Yousef tregon se i pëlqente rëndësia që kishte për Shin Betin, madje ndonjëherë i planifikonte vetë misionet e tij brenda kësaj agjencie zbulimi.

"Më pëlqen të punoj si agjent sidomos me zbulimin izraelit, sidomos kur arritëm të mashtrojmë shefin e Hamasit Meshal, të cilit i përgjonim telefonatat,” thotë Yousef.

Yousef tha se Hamasi nuk e ka idenë se si punon Shin Beti izraelit dhe akuzoi Hamasin për vrasjen e njerëzve të pafajshëm të dyshuar se bashkëpunonin me Izraelin.

Qeveria amerikane e quan Hamasin një organizatë "terroriste" organisation.
Hamasi nga ana e tij thotë se i ndihmon banorët e zonave ku vepron me shkolla dhe përfitime të tjera sociale.

Yousef nuk pranoi të flasë për disa aspekte të marrëdhënieve të tij me Izraelin në aspektin e zbulimit, duke thënë se nuk donte t’i bënte Hamasit një dhuratë.

"Shin Bet-i izraelit bën një luftë të vështirë. Nuk jam dakord me të gjitha që ato bëjnë, por puna e tyre është shumë e rëndësishme,” tha Yousef.

Ai tha se puna e tij për Shin Betit zgjati më shumë se 10 vjet derisa vendosi t’i shkëpusë marrëdhëniet në vitin 2007. //ii

XS
SM
MD
LG