Lidhje

Vdes nga plagët personi që hapi zjarr përpara Pentagonit


Zyrtarët amerikanë thonë se një person, i cili hapi zjarr ndaj dy oficerëve të policisë të Pentagonit në hyrje të kompleksit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, vdiq nga plagët.

36 vjeçari John Patrick Bedell nga Kalifornia qëlloi dje në drejtim të dy oficerëve, në orët e ngarkuara me trafik të mbrëmjes, kur njerëzit kthehen nga puna. Policia e qëlloi në kokë Bedell-in, i cili vdiq më pas në spital.

Oficerët pësuan plagë të vogla. Sipas autoriteteve, John Bedell kishte dy armë gjysëm-automatike të kalbrit 9 mm dhe municione shtesë në makinën që e kishte parkuar aty pranë. Policia tha se duket që Bedell ka vepruar i vetëm.

Nuk dihet shkaku i sulmit dhe nuk ka të dhëna që ai të ketë patur lidhje me terroristë.

Associated Press njoftoi se John Bedell kishte vënë më në pikëpyetje fakte nga sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe se emri i tij ishte në polici.

XS
SM
MD
LG