Lidhje

Kosovë, 4 konsorciume fitojnë të drejtën për termocentralin


Në Kosovë, autoritetet thanë se katër konsorciume të përbëra nga kompani të fuqishme ndërkombëtare kanë fituar të drejtën që të konkurrojnë për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr linjit, që do të prodhonte rreth një mijë megavat orë energji elektrike. Kosova me rreth 2 milion banorë ka një rezervë prej mbi 14 miliardë tonelatash qymyri linjit që vlerësohet si një bazë e mirë për prodhimin e energjisë elektrike por edhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit që është një nga shtetet më të varfra në Evropë.

XS
SM
MD
LG