Lidhje

Afganistan: Ecuria e ofensivës ushtarake në provincën e Helmandit


Afganistan: Ecuria e ofensivës ushtarake në provincën e Helmandit
Afganistan: Ecuria e ofensivës ushtarake në provincën e Helmandit

Tre javë pas fillimit të ofensivës ushtarake nga marinsat e Shteteteve të Bashkuara dhe ushtrisë afgane, më e madhja që nga viti 2001, një komandant i lartë amerikan tha se shumica e kryengritësve janë larguar nga baza e talibanëve në Marxhah. Ky operacion shikohet si një provë e rëndësishme për strategjinë e presidentit Obama në Afganistan.

Më 13 shkurt, mijëra marinsa amerikanë dhe trupa të ushtrisë afgane filluan një betejë për të marr nën kontroll Marxhan, një zonë me sipërfaqe prej 400 km katrorë në jug të provincës Helmand, që konsiderohet një bastion i talibanëve.

Duke folur me gazetarët përmes një lidhjeje satelitore nga Afganistani, Gjeneral-brigate Lauerence Nikolson tha se rreth 2,500 marinsa, së bashku me 1,500 ushtarë afganë, kanë marr nën kontroll një rajon të madh.

"Edhe pse ne ende gjejmë eksplozivë te ndezshem, jemi të kënaqur me atë që kemi arritur. Kjo nuk do të thotë se misioni ynë ka përfunduar."- thotë aiGjeneral Nikolson thotë se njerëzit në Marjah ende janë skeptike.

Shumica e tyre thonë se ata nuk kanë patur përvoje të mirë me qeverinë afgane.Gjenerali Nikolson thotë se fitimi i besimit të njerëzve është vendimtar për suksesin e këtij misioni:"Në fund të fundit, ne e kuptojmë se në operacionet kundër kryengritësve, njerëzit janë ata që e paguajnë çmim të lartë, dhe janë ata që do të votojnë.

"Flamuri afgan tani valon në Marjah, dhe zyrtarët e NATOs thonë se ata dhe qeveria afgane së shpejti do të vendosin një administratë civile, për të rifilluar shërbimet publike dhe për të dërguar ndihma gje do te ndikonte ne forcimin e besimit te popullatës dhe moslejimin e talibanëve per tu rikthyer.

Gjenerali Nikolson thotë se sigura është perparesi kryesore e tij:

"Mund t'ju them që tani se nuk ka plane për tërheqjen e marinsave dhe batalioneve të ushtrisë afgane që janë atje. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se ky është një rajon i brishtë."Gjenerali Nikolson thotë se ushtarët po punojnë me udhëheqësit e zgjedhur, udhëheqësit fetare dhe fisnore për të stabilizuar këtë zonë.

Ai tha se trupat e tij po konsultohen me udhëheqësit vendas në përpjekje për të rekrutuar policë të jenë të ndershëm dhe të pa korruptuar.

"Ne e kemi e thënë se më mirë do të ishte të mos kishim polici fare se sa një force policore të keqe. Një forcë policore e keqe do të prishte planet tona. Ata mund ta kthejnë popullaten kundër nesh." - thotë gjenerali Nikolson

Gjenerali Nikolson thotë se pjesëtarët e ushtrisë afgane të përfshirë në operacionin në Marjah janë ushtarë veteranë të trajnuar mirë. Mes tyre ka edhe të rinj të cilët sapo kanë përfunduar trajnimet.

Ai tha se ushtarët afganë kanë lënë përshtypje mirë."Këta ushtarë janë të guximshëm dhe shkojnë aty ku bëhet beteja dhe ku dëgjohen të shtënat. Marinsat e rinj amerikanë më thonë se janë shumë të kënaqur që ushtarët afganë luftojnë përkrah tyre."- tha ai.

Trupat ndërkombëtare dhe ato afgane po përforcojnë pozitat e tyre në Marjah.Komandantët ushtarakë thonë se marrja nën kontroll e këtij qyteti është hapi i parë i një ofensive më të gjërë që do të shtrihet në provincën fqinje të Kandaharit, baza kryesore e talibanëve.

Ky operacion është një provë e rëndësishme për strategjinë e presidentit Obama për të fituar terren kundër militantëve, duke mbrojtur popullatën afgane në të njejtën kohë.//mm//

XS
SM
MD
LG