Lidhje

Presidenti francez premton ndihmë ekonomike për Greqinë


Presidenti francez premton ndihmë ekonomike për Greqinë

Presidenti francez premton ndihmë ekonomike për Greqinë

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozi tha se qeveria e tij do ta mbështesë Greqinë në përpjekjet për të reduktuar deficitin gjigand buxhetor.

Presidenti Sarkozi shprehu sot në Paris mbështetje për Greqinë gjatë një fjalimi që mbajti për fermerët francezë. Ai do të takohet nesër me kryeministrin grek, George Papandreou për të diskutuar mbi këtë çështje.

Udhëheqësi francez tha se Bashkimi Evropian e krijoi monedhën Euro dhe nuk duhet të lejojë që një vend që e përdor atë të dështojë. Greqia është një prej 16 vendeve të BE-së që përdor Euron.

Zoti Papandreou mori mbështetje morale nga zyrtarët gjermanë dje në Berlin. Ai po viziton Francën dhe Gjermaninë në përpjekje për të rikthyer besueshmërinë e Greqisë në zonën ku përdoret Euroja.

Greqia përballet me një deficit të madh buxhetor, duke dëmtuar euron, si dhe ka shkaktuar shqetësime në Bashkimin Evropian dhe më tej. //mm//

XS
SM
MD
LG