Lidhje

SHBA: Papunësia vazhdon të jetë 9,7 për qind edhe në shkurt


SHBA: Papunësia vazhdon të jetë 9,7 për qind edhe në shkurt

SHBA: Papunësia vazhdon të jetë 9,7 për qind edhe në shkurt

<!-- IMAGE -->

Byroja amerikane e Statistikave të Punës thotë se ekonomia humbi 36 mijë vende pune më shumë nga sa kishte krijuar gjatë shkurtit. Shumë analistë thonë se ky është lajm i mirë, sepse pritej një humbje dyfish i vendeve të punës.Kjo përllogaritje ishte bazuar kryesisht në dy stuhi të medha debore që pezulluan punën për disa ditë për shumë biznese në zonat e Filadelfiaa dhe Uashingtonit. Por byroja thotë se nuk është e qartë se sa ndikoi moti i keq tek papunësia, sepse shumë njerëz që nuk mund të shkonin në punë, ende figurojnë si të punësuar.

Po ashtu, shifrat e fundit ndryshojnë prirjen e përmirësimit gradual në muajt e fundit nderkohë që Byroja amerikane e Statistikave të Punës thotë se një total prej 14.9 milion amerikanësh ende janë të papunë. ohn Lonski është analist me sherbimin Moody’s Investors.

“Ekonomia amerikane mund të jetë në përmirësim, por tregjet e punës janë ende keq.”

Por zyrtarët mbeten optimistë. Gjatë një fjalimi para se të publikoheshin statistikat e fundit, presidenti i Reservës Federale amerikane të Çikagos, Charles Evans, tha se hapja e vendeve të punës shpesh është gjeja e fundit që përmirësohet pas recesionit. Shumë biznese shkurtojnë punonjësit, tha ai, dhe mundohen të mbajnë vetëm punëtorët e domosdoshëm edhe pasi fillon rritja e prodhimit.

“Mendoj se shumë biznese e kanë kuptuar se nuk mund të shkojnë më tutje pa marrë punëtorë të rinj.”

Gjatë një panairi pune në Nju Jork, shumë njerëz kishin shpresa për të gjetur punë më shpejt. Bankieri David Gereb humbi punën tre muaj më parë.

“Varet se kë dëgjon...disa njerëz thonë se do të bëhet më keq, disa thonë po përmirësohet, shpresoj që të gjej një punë sa më shpejt.”

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë shtimin më të madh të papunësisë gjatë çdo recesioni ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se tetë milion e gjysëm vende pune janë humbur që nga fillimi i recesionit që filloi rreth dy vite më parë. //kh//

XS
SM
MD
LG