Lidhje

Kili ul në 528 numrin e viktimave nga tërmeti


Kili ul në 528 numrin e viktimave nga tërmeti

Kili ul në 528 numrin e viktimave nga tërmeti

Një agjenci humanitare e Kombeve të Bashkuara thotë se Kili ka ulur shifrën zyrtare të të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar, duke deklaruar 528 persona të vdekur.

Zyra për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare pranë Kombeve të Bashkuara tha se shifra e mëparshme, e cila ishte 800 të vdekur, përfshinte edhe një numër njerëzish që ishin shpërngulur si pasojë e tërmetit me shkallë 8.8. Agjencia bën të ditur se rreth 2 milion njerëz janë prekur nga tërmeti.

Ndërkohë, programi botëror për ushqimin i Kombeve të Bashkuara tha se ka kryer shpërndarjen e parë të emergjencës me ushqime dhe paisje në qytetin Koncepsion, i dytë për nga madhësia në Kili. Ky qytet ishte pranë epiqendrës së tërmetit.

Sipas këtij programi, dje është shpërndarë nga ajri një pjesë e ngarkesës, që përmbante biskota me kalori të lartë, të cilat janë ushqim i mjaftueshëm për 35 mijë fëmijë, për 5 ditë. Një tjetër shpërndarje e ushqimit nga ajri do të bëhet nesër. (ze)

XS
SM
MD
LG