Lidhje

Nigeri: Të paktën 120 të vdekur si pasojë e dhunës ndërfetare


Nigeri: Të paktën 120 të vdekur si pasojë e dhunës ndërfetare

Nigeri: Të paktën 120 të vdekur si pasojë e dhunës ndërfetare

Dëshmitarët në Nigeri thonë se të paktën 120 veta u vranë, me sa duket nga dhuna me motive fetare afër qytetit Jos.

Banorët e tre fshatrave në jug të këtij qyteti thanë se barinjtë lokalë sulmuan sot herët në mëngjes. Ata thanë se sulmuesit hapën zjarr që njerëzit të dilnin nga shtëpitë dhe më pas i sulmuan ata. Disa shtëpive iu vu zjarri.

Gazetarët në një prej fshatrave thanë se numëruan më shumë se 100 viktima të lëna përjashta. Edhe 18 trupa të tjerë u dërguan në një morg në qytetin Jos. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë dhe gra.

Banorët e fshatrave i identifikuan sulmuesit si barinj Fulani, shumica e të cilëve janë myslimanë. Fshatrat e sulmuara banohen nga të krishterë.

Disa dëshmitarë e përshkruan sulmin si hakmarrje ndaj një incidenti të mëparshëm.

Qyteti Jos ka përjetuar 4 incidente të tilla mes myslimanëve dhe të krishterëve gjatë dekadës së fundit. Incidenti më i fundit ndodhi në janar, kur u vranë të paktën 325 veta. //mm//

XS
SM
MD
LG