Lidhje

Konferencë e OKB-së për avancimin e të drejtave të grave në botë


Konferencë e OKB-së për avancimin e të drejtave të grave në botë
Konferencë e OKB-së për avancimin e të drejtave të grave në botë

Më shumë se 2000 gra u mblodhën këtë javë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të rishikuar progresin e bërë për të drejtat e grave pas Deklaratës së Pekinit të nënshkruar 15 vjet më parë. Në këtë dokument përvijohet programi për barazinë dhe zhvillimin e grave nëpër botë.

Gratë për një kohë të gjatë kanë kërkuar të njejtat të drejta që gëzojnë edhe burrat, përfshirë të drejtën për të votuar, të drejtën për pagesë të barabartë dhe të drejtën për riprodhim.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha në konferencën e OKB-së për gratë këtë javë se janë bërë përparime të ndjeshme në fushën e të drejtave të njeriut që pas Deklaratës së Pekinit.

“Gjithnjë e më shumë vende që kanë përcaktuar politika dhe kanë miratuar ligje për nxitjen e barazizë gjinore dhe shëndetit riprodhues. Shumica e vajzave tani arsimohen, veçanërisht në nivelin e shkollës fillore. Ndërsa gratë kanë mundësi të udhëheqin biznese dhe atyre u jepen hua. Ato marrim pjesë si asnjëherë më parë në qeveri”.

Shembuj të tillë janë Presidentja e Liberisë Ellen John Sirlaf dhe Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina.

Por pavarësisht nga disa përparime dhe kërkesat në rritje për të dreja të barabarta, OKB thotë se në krahasim me burrat numri i grave të varfëra në botë është më i lartë. Ato përgjithësisht paguhen më pak sesa burrat edhe pse mund të bëjnë të njejtën punë. Vdekshmëria e nënave është shumë e lartë dhe dy të tretat e grave janë analfabete, statistikë që nuk ka ndryshuar në 20 vjetët e fundit.

Deklarata e Pekinit bën thirrje për shfuqizimin e ligjeve diskrimnuese që po i lënë mbrapa gratë, por shumë qeveri ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Taina Bien-Aime drejton grupin e grave në Shtetet e Bashkuara të quajtur “Equality Now”.

“Kur grate nuk janë të barabarta para ligjit, ato nuk kanë se kujt t’i drejtohen kur përballen me diskriminim dhe dhunë. Për shembull në Singapor, ligji e lejon burrin të dhunojë gruan e tij nëse ajo është 13 vjeç ose më e madhe. Në Irak, ligji e detyron gruan t’i marrin leje babait, vëllait apo burrit për të bërë kërkesë për pashaportë. Në Izrael, ligji i ndalon gruas divorcing nëse ajo nuk merr lejen fetare nga burri. Dhe në Arabinë Saudite, gratë nuk lejohen të ngasin makinën”.

Në shtator, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të krijuar një agjenci që do të merrej me çështjet e grave. Delegatët e konferences thanë se ata shpresojnë që kjo do të mbështesë gratë e botës në përpjekjet e tyre për të arritur barazinë gjinore. (ze)

XS
SM
MD
LG