Lidhje

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i bën thirrje Beogradit të marrë masa për zbardhjen e fatit të të zhdukurve


Zyrtarë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thanë sot se autoritetet më të larta në Beograd dhe Prishtinë duhet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të ofrojnë informata të reja në lidhje me lokacionet e varrezave, si dhe informata për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Këto komente kanë pasuar takimin e gajshtë me radhë të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit për zbardhjen e fatit të mijëra personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në takimin e sotëm që u mbajt në Beograd është thënë se së nga data 9 mars 2006, kur u mbajt takimi i fundit, është ndriçuar fati i 124 personave, ndërsa mbetjet mortore të tyre u janë kthyer familjeve. Sipas listës së grupeve punuese, ende nuk dihet asgjë për 2287 persona.

Kryesuesi i këtyre bisedimeve Fransua Stam, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka theksuar se, që të arrihet përparim i mëtejmë, është e domosdoshme që autoritetet më të larta në Beograd dhe në Prishtinë të ndërmarrin veprime më konkrete dhe të ofrojnë informata të reja në lidhje me lokacionet e varrezave, si dhe informata për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai ka veçuar poashtu nevojën për një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Bisedimet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur kanë filluar në mars të vitit 2004.

XS
SM
MD
LG