Lidhje

Izrael: Kryeministri Sharon jep dorëheqjen nga Partia Likud


Kryeministri izraelit Ariel Sharon dha zyrtarisht dorëheqjen nga Partia Likud, duke thënë se kjo parti nuk është më e aftë për ta udhëhequr Izraelin drejt realizimit të objektivave të tij kombëtare.

Zoti Sharon tha sonte se ai ndihmoi në themelimin e Likudit 30 vjet më parë për t’i dhënë shpresë popullit izraelit. Ai tha se kjo shpresë nuk ekziston më. Ai tha se partia e re që ai ka në plan të formojë, do të punojë për përcaktimin e kufijve të përhershëm midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai tha gjithashtu se nuk ka plane të tjera për tërheqje të njëanshme nga Bregu Perëndimor i pushtuar ashtu siç veproi me tërheqjen nga Gaza në fillim të këtij viti.

Pritet që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në muajin mars dhe data e saktë do të njoftohet pas pak ditësh.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erakat e quajti dorëheqjen e zotit Sharon një vullkan politik dhe tha se ai erdhi si pasojë e konfliktit izraelito-palestinez. Ai e quajti këtë dorëheqje zhvillimin politik më të rëndësishëm në Izrael që nga viti 1967.

XS
SM
MD
LG