Lidhje

Aeroplani Spiun - 2001-04-03


Diplomatë amerikanë në Kinën jugore po takohen me anëtarët e ndaluar të ekuipazhit të një aeroplani amerikan zbulimi. Takimi zhvillohet 2 ditë pasi një avion amerikan u përplas me një aeroplan luftarak kinez mbi detin e Kinës jugore dhe pastaj u ul me shpejtësi në ishullin Hainan. Kina thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për përplasjen e dy aeroplanëve në ajër. Pekini thotë se përplasja ndodhi kur aeroplani amerikan ndryshoi menjëherë drejtim, duke u përplasur me aeroplanin kinez. Ky i fundit u rrëzua pas disa momentesh dhe fati i pilotit nuk dihet.

Ambasadori amerikan në Kinë, Joseph Prueher, ish pilot marine, shprehu besimin se versioni i njoftuar nga Kina rreth përplasjes është tepër i dyshimtë. Ai shtoi se njëri krah i aeroplanit kinez goditi aeoplanin amerikan, që po udhëtonte më ngadalë, shumë afër hapësirës ajrore ndërkombëtare.

Ndërkohë në Washington, ekzistojnë njoftime kundërthënëse mbi fatin e pajisjeve moderne të zbulimit që kishte në bord aeroplani i marinës amerikane, i cili është ulur në Kinë.

Sipas rrjetit televiziv CNN, zyrtarë amerikanë të Pentagonit thanë se autoritetet kineze kane hyre në aeroplanin e zbulimit dhe kanë hequr pajisjet e pergjimit. Por Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se ky njoftim është i bazuar në hamëndje dhe shtoi se nuk ka të dhëna faktike që ndonjë pajisje të jetë marë nga aeroplani.

XS
SM
MD
LG