Lidhje

Marrëdhëniet Amerikë - Kinë - 2001-04-05


Shtypi e ka cilësuar Sekretarin e Mbrojtes Donald Rumsfeld, si një partizan të vijës së ashpër në marrëdhëniet me Kinën. Por që të djelën, kur një aeroplan zbulimi i marinës amerikane u përplas me një avion luftarak kinez dhe më pas bëri një ulje të detyruar në territorin kinez, zoti Rumsfeld ka qëndruar në heshtje.

Por zyrtarët e Pentagonit thonë se sekretari Rumsfeld është angazhuar thellësisht në këtë çështje. Zëdhënësi i Pentagonit admirali Crag Quigley, thotë se Pentagoni preferon t’ia lejë Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit që të jenë në pararojë të njoftimeve publike, edhe pse në këtë mes ndodhen pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Përkundër kësaj, në një përgjigje që dukshëm i referohej kritikave të nënkuptuara lidhur me heshtjen e tij, Departamenti i Mbrojtjes nxori mbrëmë vonë një deklaratë me shkrim të sekretarit Rumsfled.

Në të shprehet gëzimi i tij që 24 anëtarët e ekuipashi të avionit E-P-3, që u detyrua të ulet në Kinë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpirtërore. Ai thotë se shpreson të vazhdojë trajtimi i mirë i tyre.

Sekretari Rumsfeld thotë se përparësia amerikane mbetet kthimi i shpejtë i ekuipazhit.

XS
SM
MD
LG