Lidhje

Kalendari historik i datës 14 prill - 2001-04-17


Më 14 prill të vitit 1986, aeroplanët luftarak amerikanë bombarduan ato që presidenti Ronald Reagan i quante ”objektiva që kanë lidhje me terrorizmin” në Libi. Presidenti Reagan tha se e kishte urdhëruar sulmin ajror pas shpërthimit të një klubi nate në Berlinin Perëndimor në të cilin një ushtarak amerikan kishte humbur jetën. Provat të çonin tek terroristët e mbështetur nga Libia si autorë të këtij sulmi. Ai e paralajmëroi gjithashtu udhëheqësin libian, kolonel Muhammar Gaddafi, që të mos përkrahte terrorizmin anti-amerikan. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se aeroplanët amerikanë bombarduan atë që ata e quajtën ”infrastruktura terroriste e Gaddafit”, si dhe disa objekte ushtarake libiane.

Më 14 prill të vitit 1865, aktori John Wilkes Booth qëlloi dhe plagosi për vdekje presidentin Abraham Lincoln. Booth e qëlloi presidentin në shpinë dhe në kokë, ndërsa zoti dhe zonja Lincoln po ndiqnin një shfaqje në teatrin Ford në Washington, DC. Presidenti u dërgua në një shtëpi në anën tjetër të rrugës në të cilën ndodhej teatri, ku ai vdiq në mëngjes. Me të dëgjuar lajmin e vrasjes së presidentit, sekretari i Luftës, Edwin Stanton, tha: ”Tashti ai i takon përjetësisë.” Vrasësi Booth iku në Maryland dhe më pas në Virxhinia. Më 26 prill, trupat federale gjetën vendodhjen e John Wilkes Booth në një fermë pranë fashtit Bowling Green të Virxhinias. Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët.

XS
SM
MD
LG