Lidhje

Kalendari Historik i datës 15 prill - 2001-04-17


Më 15 prill 1894, lindi në Çatanoga të shtetit Tenësi, këngëtarja Bessie Smith, e cila njihet si “Perandoresha e muzikës Blues". Ajo hyri në këtë fushë të re biznesi me ndihmën e Ma Reinit, i cili konsiderohet si këngëtari i parë i muzikës blues. Bessie Smith e inçizoi këngën e saj të parë në vitin 1923, që u pasua më vonë nga shumë të tjera. Në vitin 1937, Bessie Smith vdiq nga plagët që mori në një aksident automobilistik në Misisipi. Disa vjet pas vdekjes së saj, spitali i Clarkdelit në Misisipi, ku Smith u shtrua pas aksidentit, u kthye në hotelin e quajtur Riverside, ku është bërë traditë që të qëndrojnë këngëtarët e muzikës Blues.

XS
SM
MD
LG