Lidhje

Kalendari historik i datës 17 prill - 2001-04-19


Më 17 prill, 1969, në Los Angeles të Kalifornisë, juria shpalli fajtor palestinezin Sirhan Bisharah për vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedy. Kenedi u qëllua më 5 qershor 1968, kur 25-vjeçari Sirhan e qëlloi atë në kokë, disa çaste pasi senatori demokrat kishte falenderuar simpatizantët për fitoren në zgjedhjet paraprake në Kaliforni. Senatori vdiq të nesërmen. Në gjykimin e Sirhanit, prokurorët u bazuan në një bllok shënimesh të gjetur në dhomën e të pandehurit, pra vrasja ishte me paramendim. I akuzuari kishte shkruar se senatori Kennedy dhe të tjerët duhet të vdisnin. Sirhan tha se atij nuk i kujtohej atentati dhe se nuk kujtonte të kishte mbajtur shënime. Megjithatë ai shprehu urrejtje për Robert Kennedy-n sepse ky përkrahte Izraelin.

XS
SM
MD
LG