Lidhje

Kalendari historik i datës 21 prill - 2001-04-20


Më 21 Prill 1898 Shtetet e Bashkuara hynë në luftë me Perandorinë Spanjolle për të ndihmuar Kubën që të fitonte pavarësinë. Burime publike dhe private në Shtetet e Bashkuara kishin ofruar mbështetje për revolucionarët e Kubës me armë, municione dhe para. Implikimi i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara në konflikt filloi pas shpërthimit që ndodhi në kryqëzorin amerikan Maine në portin e Havanës, për të cilin faji iu hodh Spanjës. Megjithëse nuk kishte prova se Spanja ishte fajtore, disa gazeta amerikane e shfrytëzuar incidentin për të nxitur ethet e luftës në Shtetet e Bashskuara dhe për të shitur gazeta. Gazetat spanjolle u përgjigjën në mënyrë të ngjashme. Publiku amerikan e dënoi Spanjën dhe përkrahu kryengritësit kubanë. Më shumë se 2 mijë ushtarë amerikanë humbën jetën gjatë luftës që zgjati 10 javë, shumica për shkak të sëmundjeve tropikale.

Më 21 prill të vitit 1973, kënga ”Tie a Yellow Ribbon Round the Ole Oak Tree”, e kënduar nga grupi ”Tony Orlando and Dawn”, ishte ndër më populloret në muzikën pop në Shtetet e Bashkuara. Në sipërfaqe, kjo dukej sikur ishte një këngë e thjeshtë dashurie: një burrë kthehet nga mungesa e gjatë, duke kërkuar një fjongo si shenjë e besnikërisë nga gruaja apo e dashura e tij. Por kënga u bë popullore në Shtetet e Bashkuara për shkak të kohës kur doli. Në vitin 1973, kënga u ngjit në krye të klasifikimit të disqeve, sepse ishte koha kur amerikanët po u uronin mirëseardhjen ushtarëve që kishin qenë të burgosur për vite të tërë në Vietnamin e Veriut. Pas vitit 1973, duke marrë shkas nga popullariteti i këngës, amerikanët e bënë zakon të përdornin fiongo të verdha, dhe fiongo me ngjyra të tjera, si shenjë besnikërie apo mirseardhjeje.

XS
SM
MD
LG