Lidhje

Kalendari historik i datës 20 prill - 2001-04-20


Më 20 prill të vitit 1999, në një shkollë të mesme të qytetit Littletown të shtetit Colorado, dy adoleshentë të armatosur me armë zjarri dhe bomba vranë 12 shokë të shkollës dhe një mësues. Pastaj ata kryen vetëvrasje. Në këtë incident të dhunshëm në shkollën e mesme Columbine u plagosën më tepër se 30 vetë, disa shumë rëndë. Ky ishte më i rëndë në vargun e incidenteve të ngjashme me armë zjarri në shkollat amerikane. Pas ngjarjes tragjike, policia e qytetit, Zyra Federale e Hetimeve, Roja Kombëtare e Kolorados dhe Zyra Federale për Alkohoolin, Duhanin dhe Armët e Zjarrit, e evakuuan shkollën dhe bënë një kontroll të hollësishëm. Përveç trupave të nxënësve të vrarë, në shkollë u gjetën disa armë dhe një numër i madh bombash. Një bombë kishte shpërthyer në bibliotekë dhe një tjetër në një makinë pranë shkollës. Pjesa më e madhe e nxënësve të vrarë në Shkollën Columbine, ishin atletë. Autorët e krimit, 18-vjeçari Eric Harris dhe 17-vjeçari Dylan Klebold, ishin pjesë e një grupi nxënësish të veçuar, një pjesë e të cilëve kishin shprehur interesim tek nazizmi. Sulmi u krye pikërisht më 20 prill, ditëlindja e Adolf Hitlerit. Numri i madh i armëve dhe bombave të përdorura le të kuptohet se sulmi ishte planifikuar prej kohësh. Në ditarin e tij, Erik Harris kishte shkruar se plani ishte të vriteshin deri në 500 vetë. Autorietet gjetën 51 bomba të vendosura në mjediset e shkollës dhe në shtëpinë e tij. Vrasjet në shkollën Columbine shtuan shqetësimin e amerikanëve për rrezikun veçimit të disa të rinjëve nga shoqëria dhe rigjallëruan debatin e vjetër rreth pa pengesa të armëve në Shtetet e Bashkuara.

Më 20 prill të vitit 1851, në Shtetet e Bashkuara përfundoi pa sukses prova për trenin e parë elektrik. Zbuluesi Charles Page nga Bostoni i shtetit Masaçuses, projektoi lokomotivën e parë elektrike, e cila do të udhëtonte në hekurudhën që lidh Washingtonin me Baltimorën e Merilendit. Zbuluesi Page lidhi disa duzina baterish të pambuluara me një motor elektrik dhe i vendosi ato në një vagon të zakonshëm. Ai shpresonte që treni të shkonte nga Washingtoni në Baltimorë, pra të përshkonte rrugën prej 70 kilometrash. Por bateritë mjaftuan vetëm për ta vënë në lëvizje vagonin me shpejtësinë e një ecjeje të shpejtë, deri në një distancë prej 7 kilometrash. Por, megjithë dështimin e provës së parë, ideja e trenit elektrik nuk përfundoi me kaq. Në ditët tona, shumica e trenave që përshkojnë pa pushim korridorin verilindor tepër të ngarkuar të Shteteve të Bashkuara, që lidh Washingtonin me Bostonin, janë elektrikë.

XS
SM
MD
LG